Tare tregon sekretin e Modric: E përgatit ndeshjen me detaje, ndikimi i tij është i madh

Sport

Tare tregon sekretin e Modric: E përgatit ndeshjen me detaje, ndikimi i tij

Pavarësisht se është 40-vjeçar, Luka Modric vijon të luajë me minuta të plota me Milanin. Për mesfushorin kroat foli drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, pas suksesit ndaj Lazios.

“Ndikimi i tij është i mahnitshëm. Ai është zbulim shumë i bukur, por duke e njohur nga afër, si njeri dhe profesionist, kjo nuk është befasi. Gëzohet si fëmijë dhe secilën ndeshje e përgatitë në detaje.

Shpresoj që do të mund ende të luajë me ne. E ka opsionin edhe për një vit tjetër, por jemi pajtuar që në qetësi do të merremi vesh për rrugën e tij.

E kemi analizuar detajisht edicionin e kaluar dhe kemi kuptuar që na duhet një lojtar me personalitet, i cili menjëherë do të ketë ndikim të madh në ekip. Ndikimi i Modriqit u dëshmua të jetë shumë i madh”, ka thënë Tare për “Gazzetta dello Sport”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion