Spanja në çerekfinalen e Euro 2024, pas fitores 4-1 me Gjeorgjinë

Sport

Spanja në çerekfinalen e Euro 2024, pas fitores 4-1 me

Spanja bëhet skuadra e katërt që arrin në çerekfinale pasi ka fituar me përmbysje përballë Gjeorgjisë me rezultatin 4-1.

Ndeshja nisi më mirë për gjeorgjianët, të cilët kaluan në avantazh falë një autogoli të Le Normand në minutën e 18’ të takimit.

Spanjollët arritën të gjenin veten dhe të rrëzonin murin “Mamardashvili”, duke barazuar me Rodrin në minutën e 39’.

Pjesa e dytë foli vetëm për skuadrën e De La Fuentes, të cilët kaluan në avantazh me Fabian Ruiz në minutën e 51’, ndërsa më pas arritën të shënonin dhe dy herë të tjera me Nico Williams dhe Dani Olmon.

Me kete rezultat, Spanja avancon në çerekfinale aty ku do të përballet me Gjermaninë, ndërsa Gjeorgjia debutuese largohet si një surprizë e bukur nga ky Europian.

ME TE LEXUARAT