Shqipëria pëson disfatë në Çeki, eurogoli i Cikalleshit nuk mjafton

Sport

Shqipëria pëson disfatë në Çeki, eurogoli i

Shqipëria është mposhtur nga Çekia me rezultatin 3-1 dhe ato që mund të mbahen mend janë goli fantastik i Sokol Cikalleshit dhe rrëzimi i trajnerit Edy Reja, i cili është kthyer në shënjestër nga lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e parë e lojës ishte e dobët për kuqezinjtë, që lejuan Çekinë të rrezikojë disa herë. Selmani ndaloi Jankto në një moment të vështirë, ndërsa që në raste të tjera vendasit nuk kishin shënjestrën e duhur.

18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Schick, ndërkohë që mund të shënonin edhe të dytin derisa Cikalleshi vendosi t’i befasojë të gjithë duke shpikur një gol nga më shumë se 30 metra.


1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me një Shqipëri që nuk po linte hapësira fillimisht, por Çekia ishte e vendosur të shënonte dhe Masopust me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sokol Cikalleshi dy minuta më pas rrezikoi portën e vendasve, por nuk shënoi dot për shkak të portierit. Në fund Çekia realizoi edhe golin e tretë, me një goditje me kokë të Celustka. Bare në fund mund ta ngushtonte rezultatin, por u ndal nga shtylla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion