Kosova e mbyll me nder fushatën kualifikuese, “Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

Sport

Kosova e mbyll me nder fushatën kualifikuese, “Dardanët”

Kosova e ka mbyllur me nder fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, duke barazuar 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, me “Dardanët” që tani do të shohin nga faza play off për të realizuar ëndrrën e madhe.

Ishte Zvicra ajo që dha sinjalin e parë në këtë ndeshje teksa pati një tentativë që u ndal nga portieri Muriç, ndërsa në minutën e 36’, ishte Kosova që krijoi një mundësi me Veldin Hoxhën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Kobel.

Por ajo që ra në sy është se një pjesë e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” fërshëllenin Granit Xhakën sa herë ai kishte topin në zotërim, më pas ishte Muriqi që bëri përpjekjen e tij por pa sukses. Megjithatë pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me helvetët që kaluan në avantazh në minutën e 47’ të takimit me anë të Vargas.

Gjithsesi, barazimi erdhi nga Muslija, i cili me një goditje nga distanca “shtangu” portierin Kobel, duke rikthyer baraspeshën me një supergol.

Kështu Kosova e mbyll në vendin e dytë Grupin B me 11 pikë, duke ndalur dhe ecurinë perfektë të Zvicrës që deri para sfidës së sotme i kishte të gjitha fitore.

Rezultati:

Kosovë 1-1 Zvicër

Muslija 74′ / Vargas 47′

Momentet kryesore:

90+5′ Mbyllet sfida në barazim 1-1!

74′ Goool Kosova 1-1/ Muslija godet me të djathtën nga distanca dhe e dërgon topin në një kënd të portës, e pamundur për t’u ndalur nga Kobel. 

47′ Gol Zvicra 0-1/ Sow pason për Vargas, me këtë të fundit që nuk gabon para Muriç. 

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura!

38′ Provon edhe Vedat Muriqi me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

37′ Gjuajtjen e parë Kosova e regjistron në minutën e 37-të me Veldin Hoxhën, tentativa e tij ishte qëndrore dhe u ndal nga portieri Kobel.

10′ Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Embolo.

1′ Starton sfida në Prishtinë!

Formacionet Zyrtare:

Kosova e mbyll me nder fushatën kualifikuese, “Dardanët”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion