Shorti Champions/ Nis vazo e dytë! Leverkuseni e Arsenali mësojnë kundërshtarët

Sport

Shorti Champions/ Nis vazo e dytë! Leverkuseni e Arsenali mësojnë

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën e saj finale pas sfidave kualifikuese, ku në Monako do të hidhet shorti për fazën e ligës, aty ku 36 skuadra do të mësojnë 8 skuadrat me të cilat do të përballen.

Me formatin e ri që u vu në zbatim sezonin e kaluar, fansat dhe skuadrat tashmë e dinë se si shorti do të funksionojë, i cili do të vendoset me anë të një sistemi kompjuterik.

PSG-ja është kampione në fuqi, e cila triumfoi për herë të parë kundër Interit në finalen e Mynihut, me parizienët që do të kërkojnë të mbrojnë sërish titullin.

Gjithsesi, skuadra si Reali, Barcelona, Bayern-i, Liverpool-i e shumë të tjera, do të kërkojnë të rrëzojnë francezët nga froni.

 

ME TE LEXUARAT