Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj

Sport

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3100 euro.

Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026.


Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.

Rey Manaj po kalon një periudhë mjaft pozitive, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas golit të rëndësishëm kundër Serbisë, sulmuesi shqiptar ka gjetur rrjetën edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah.

Në takimin e javës së 6-të ndaj Al Dhafra, Manaj shënoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë.

Ai mori një top në krahun e majtë të zonës dhe me një goditje të fuqishme me të njëjtën këmbë mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Ky është goli i dytë i Manajt në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

ME TE LEXUARAT