"Më ndaluan, kisha një bluzë goxha të hapur" Xheneta tregon si i shpëtoi arrestimit: Nuk e dija që Dubai kishte një...

Showbiz

"Më ndaluan, kisha një bluzë goxha të hapur"

Xheneta Fetahu, e cila është pjesë e panelit në “Trotuar” në “E Diell”, ka treguar një ditë më parë se si i shpëtoi arrestimit në Dubai.

Teksa tema e ditës ishte për veshjet, a ruhet kodi i veshjes në institucione të ndryshme, Xheneta rrëfeu një histori personale kur ishte në Dubai.

“Nuk e kam ditur që në Dubai kishte një kod veshje. Kam qenë me xhinse dhe një bluzë me shpinë goxha të hapur se ishte vapë. E më rastisi që më ndalën në rrugë dhe më thanë që nuk mund të dalësh kështu”, tha Fetahu.

E pyetur nga moderatorja, se ‘çfarë bëre ti në atë moment?’, Xheneta u përgjigj menjëherë:“Unë u futa në dyqan dhe bleva një xhaketë dhe e vesha”.

Kujtojmë se të shtunën, Fetahu, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka bërë një rrëfim emocional për jetën e saj private, ku u ndal edhe te raporti i saj me fituesin e “Big Brother VIP 4”, Gjesti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion