PSG mund në shtëpi Arsenalin dhe shkon në finalen e Ligës së Kampionëve

Sport

PSG mund në shtëpi Arsenalin dhe shkon në finalen e Ligës

Paris Saint-Germain ka siguruar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Arsenalit, duke e mundur 2-0 në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ky rezultat i dërgon “Parizienët” në finalen e madhe të turneut më prestigjioz evropian të klubeve.

Në minutën e 27 të ndeshjes, mesfushori spanjoll Fabian Ruiz shënoi një supergol, duke i dhënë PSG-së avantazhin e nevojshëm.

Në pjesën e dytë, Vitinha gaboi një 11-metërsh në minutën e 69’, një gabim që u “rikuperua” nga Hakimi, i cili vetëm tre minuta më vonë dyfishoi shifrat.

“Topçinjtë” e Londrës nuk u dorëzuan, të cilët shënuan me Saka në minutën e 76’, për të mbajtur gjallë ëndrrën, e cila nuk u realizua.

PSG me kete fitore arrin finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në historinë e saj, ku përballë do të gjejë Interin, që një ditë më parë eliminuan mes spektaklit Barcelonën.

Ndeshja:

PSG 2-1 ARSENAL (Agg. 3-1)

Ruiz 27’, Hakimi 72’ / Saka 76’

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion