Nga Tirana te Kombëtarja, Arzen Voci rrëfen rrugëtimin pas suksesit kuqezi

Sport

Nga Tirana te Kombëtarja, Arzen Voci rrëfen rrugëtimin pas

Futbolli nuk është vetëm loja në fushë, por edhe puna e një ekipi të tërë profesionistësh që qëndrojnë pas lojtarëve. Një prej tyre është edhe fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, Arzen Voci, i cili prej vitesh kontribuon në rikuperimin dhe formën fizike të futbollistëve kuqezi.

Në një intervistë për FSHF TV, në kuadër të serisë “Karriera përmes futbollit”, Voci tregon rrugëtimin e tij, nga hapat e parë me Tiranën deri te eksperienca me Kombëtaren dhe pjesëmarrja në Euro 2024.

Ai ndalet te sfidat e profesionit dhe rëndësia e mjekësisë sportive në performancën e lojtarëve.

Figura e tij vlerësohet edhe nga emra të njohur të futbollit shqiptar, të cilët theksojnë rolin e tij në sukseset e ekipeve dhe përkushtimin në punën e përditshme.

ME TE LEXUARAT