Ndryshime në Juventus, Allegri mendon një formacion pa Ronaldon, ja fati i Dybalës

Allegri tashmë është rikthyer në Juventus, atje ku e kishte lënë punën para dy vite. Skuadra nuk është si e ka lënë, ndërsa mësohet se do ketë ndryshime drastike.

Shtohen më shumë zërat për largimin e Ronaldos, ndërsa ka shumë gjasa që të rinovohet kontrata e Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala.
Ky i fundit shpesh ka qenë me një këmbë jashtë Torinos por me Allegrin në stol diskutimi është ndryshe. Pavarësisht dëshirës së trajnerit, nëse kërkesat e argjentinasit do të vijojnë të jenë shumë të larta, të papërballueshme nga Juve, atëherë edhe Dybala mund të largohet.

Mediat italiane shkrujnë se Allegri po mendon një Juventus të ri pa CR7 në formacion.


