Hakmerret Çekia, Shqipëria humb 2-0 në ndeshjen për National League

Kombetarja e Shqipërise është mundur 2-0 mbrëmjen e sotme nga Çekia në Pragë në ndeshjen e tretë të National League.
Ishte Chory i cili ndëshkoi dy herë kuqezinjtë, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.
Në minutën e tretë të pjesë së parë Chory përfitoi nga një gabim i mbrojtjes tonë dhe shënoi me të djathtën.
Pavaresisht vonesave te lojes nga ceket dhe strategjise se tyre per a zgjidhur ndeshjen qe ne minutat e para, kombetarja jone pati mungese deshire dhe force dhe kundershtari e dominoi lojen krejtesisht.

Shqiperia peson golin e dyte ne ndeshjen me Cekine.
Ka qene minuta e 63 kur pas paqartesise se vazhdueshme ne lojen tone, kombetarja jone pesoi golin e dyte pas nje shenimi me koke nga lojtari cek, Toas Chory.

Shqiperia e ka nisur ne menyren me te keqe ndeshjen ndaj Cekise.
Skuadra kundershtare ka bere presion qe ne minutat e para ne zonen tone duke arritur te shenoje gol ne menyren me te thjeshte te mundshme qe ne nisje.
Ne minuten e trete, Tomas Chorý perfitoi nga peshtjellimi i skuadres tone dhe shenoi gol ne menyre te pabesueshme duke gjetur te papergatitur ne krahun e djathte te portes, jo vetem mbrojtjen, por edhe Strakoshen.

Publikohet lista e lojtarëve të Shqipërisë që do të aktivizohen në fushë në ndeshjen ndaj Çekisë.
Në portë: Strakosha,
Në mbrojtje: Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj
Në mesfushë: Ramadani, Asllani dhe Laçi,
Dhe në sulm: Asani, Bajrami, Daku
FORMACIONET ZYRTARE:
ÇEKIA: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami Daku.


