Musiala përplaset me Donnarummën, largohet me barelë nga fusha pas dëmtimit

Sport

Musiala përplaset me Donnarummën, largohet me barelë nga fusha

Një episod dramatik ndodhi në fundin e pjesës së parë të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube, mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Mesfushori gjerman Jamal Musiala pësoi një dëmtim të rëndë në këmbën e majtë, pas një përplasjeje me portierin italian të PSG-së, Gianluigi Donnarumma, sipas medias italiane.

Donnarumma u përplas me Musialan, duke i zënë kyçin e këmbës së tij poshtë trupit.

Musiala përplaset me Donnarummën, largohet me barelë nga fusha

Pamjet ishin tronditëse: portieri italian vuri menjëherë duart në fytyrë, i ndërgjegjshëm për seriozitetin e dëmtimit, ndërsa Musiala mbeti i shtrirë në dhimbje.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe futbollisti u largua jashtë fushës me barelë.

Në rifillimin e lojës, publiku nisi të fishkëllente Donnarummën sa herë që ai prekte topin, ndonëse përplasja nuk ishte e qëllimshme.

Klubi pritet të publikojë së shpejti një njoftim zyrtar mbi gjendjen e Musialas dhe kohën e mundshme të mungesës së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion