Morata dështoi në ndeshjen kundër Suedisë, reagon trajneri i Spanjës

Sport

Morata dështoi në ndeshjen kundër Suedisë, reagon trajneri i

Dje vërshuan sulmet kundër Alvaro Moratës, pasi sipas tifozëve ai humbi disa raste ideale në barazimin me Suedinë. Për këtë çështje, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, i ka ardhur në mbrojtje sulmuesit.

Enrique u shpreh i lumtur me lojën e ekipit të tij në përgjithësi dhe beson se mund të përballet me kritikat. I pyetur për fishkëllimat e tifozëve kundër Moratas ai tha: “Mendoj se ndaj lojtarëve pati dy reagime të ndryshme, por unë dua të përqendrohem në reagimin mbështetës.

Dua të përpiqem t’i përmirësoj lojtarët e mi dhe t’i mbroj ata. Këtë tentoj ta bëj gjithmonë. Por natyrisht jam më i lumtur kur i shoh tifozët duke e brohoritur emrin e lojtarëve. Mendoj se Alvaro bëri lojë shumë të mirë. Natyrisht se të gjithë ne duam t’i shfrytëzojmë rastet pro edhe të tjerët kishin mundësi shënimi”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion