"Mami im qau"/ Rrëfehet volejbollistja e pezulluar nga Federata: Isha 12 vjeç kur...

Sport

"Mami im qau"/ Rrëfehet volejbollistja e pezulluar nga Federata:

Volejbollistja braziliane Ferreira, e cila u pezullua nga Federata pas diskutimeve të mëdha mbi gjininë e saj, ka folur më shumë për situatën se si e zbuloi lajmin dhe si u ndje pas gjithë kësaj historie, të cilën ajo e quan një çmenduri të madhe.

Nayara, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, tregoi se ndihej e shokuar nga vendimi i pezullimit edhe pse të afërmit dhe shoqëria i kanë ndenjur pranë duke e suportuar.

“Situate ishte vërtet e rëndë dhe që atyre realisht i vinte zor dhe turp dhe nuk dini se si të më shpjegonin. Klubi erdhi dhe më foli. Kemi këtë situatë dhe ti je e pezulluar. Presidenti i klubit më tha. U shokova. Ishte hera e parë që më ndodhte kjo situatë në jetën time.

qFamilja dhe shoqëria është me mua, më suportojnë. Mami im qau për këtë situatë, e kuptoi që kjo situatë është një çmenduri e madhe. Kam qenë 12 vjeçe kur nisa të luaj volejboll. Doni të vërtetën. Sapo erdha këtu, kam vetëm 3 muaj që kam ardhur dhe e gjej vetën në këtë situatë. Pyes veten a jam e sigurt në këtë vend. Ndihem e shokuar, e pyes veten pse e kam merituar këtë gjë. Pyes veten edhe për vajzat në të gjithë botën”, u shpreh ajo./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion