Lukaku përfshihet në “lojë”, ka një kërkesë për Coca- Colën (Video)

Sport

Lukaku përfshihet në “lojë”, ka një

Romelu Lulaku, është lojtari i radhës që është bërë protagonist me Coca- Colën. Ylli i Belgjikës, mori rolin e ‘anti-Ronaldo’ duke e treguar veten me një humor krejt tjetër nga ylli i Juventusit, pasi për dallim nga portugezi që po sulmonte kompaninë, belgu u tret në të qeshura.

Sulmuesi belg e interpretoi situatën me një shaka: ai ftoi Coca-Colan të kontaktojë agjesinë e tij, Roc Nation, të cilët kujdesen për imazhin e tij dhe të drejtat e lidhura me të.

“Coca Cola, kontakto RocNation. Coca-Cola, kontakto RocNation, ne mund të punojmë së bashku”, ka thënë Lukaku duke qeshur.

Kujtojmë se Ronaldo hoqi dy shishet e coca- colës nga tavolina e konferencës dhe kjo i kushtoi kompanisë 4 miliardë euro dëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion