Liga e Kombeve, kuqezinjtë mësojnë kundërshtarët, në lojë play off-i i Europianit

Sport

Liga e Kombeve, kuqezinjtë mësojnë kundërshtarët,

Sot në orën 18:00 në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Nations League. Truneu, i cili u mendua për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca dhe Spanja.

Sa i përket përfaqësueses sonë, Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho e nis këtë aventurë të re nga Vazo 1 e Grupit C. Siç dihet për të përcaktuar vendin e kombëtareve merret për bazë performanca e tyre në edicionin paraardhës. Në Vazon 1 Shqipëria është në shoqëri të kombëtareve si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani.

54 shoqatat pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve UEFA për sezonin 2026/27 janë të ndara në katër grupe. Shorti i Ligave A, B dhe C do të formojë katër grupe me nga katër skuadra secila. Çdo skuadër luan gjashtë ndeshje (tre në shtëpi dhe tre jashtë) kundër tre kombëtareve të tjera në grup. Shorti për Ligën D do të formojë dy grupe me nga tre skuadra: çdo skuadër luan katër ndeshje (dy në shtëpi dhe dy jashtë) kundër dy kombeve të tjera në grup.

Liga e Kombeve, kuqezinjtë mësojnë kundërshtarët,

Ashtu si në edicionin e kaluar, dy skuadrat e para nga secili prej katër grupeve të Ligës A do të kualifikohen për çerekfinalet, skuadra e vendit të katërt do të bjerë në Ligën B, dhe skuadra e vendit të tretë do të luajë një ndeshje “play-off” për të qëndruar në Ligën A kundër njërit prej skuadrave të dyta të Ligës B. Ligat B, C dhe D do të ndjekin sistemin e ngjitjes, rënies dhe “play-off”-it të sezonit të kaluar.

Grupi A

Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania

Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia

Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia

Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia

Grupi B

Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli

Vazo 2: Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Ukraina

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova

Grupi C

Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4*: Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia, San Marino

Grupi D

Vazo 1*: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari ose Letonia, Malta ose Luksemburgu

Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra

Shënim: * Pozicionet në diskutim do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kombeve 2024/25 në mars 2026 midis Letonisë/Gjibraltarit dhe Luksemburgut/Maltës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion