Largimi i Julian Ahmataj-t, zbulohet trajneri i ri i Tiranës

Sport

Largimi i Julian Ahmataj-t, zbulohet trajneri i ri i Tiranës

Julian Ahmataj nuk është më trajner i Tiranës. Disfata e fundit në derbi dhe rezultatet negative kanë bërë që drejtuesit të vendosin që të ndajnë rrugët me teknikun e njohur teksa pritet zyrtarizimi nga klubi bardheblu.

44-vjeçari, i ulur në pankinë me 3 tetor të vitit të kaluar, numëron 19 ndeshje në krye të skuadrës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për ndeshje.

Për Ahmataj-n ishte hera e dytë që udhëheq skuadrën e parë, ndërkohë që më herët ka qenë “timonier” i ekipit zinxhir.

Ndërkohë sipas emisionit “Procesi Sportiv”, trajner i ri do të jetë ish-lojtari i bardhebluve, Erbim Fagu.

ME TE LEXUARAT