Detaje nga zinxhiri i abuzimit se'ksual, shkolla zbulon rastin e 12-vjeçares, arrestohen tezja dhe kushëriri i së miturës

Prej 4 muajsh një 12-vjeçare në Tiranë jetonte në një situatë aspak të përshtatshme për moshën e saj.
Rrethi familjar krah të cilëve ajo do të duhej të ndihej e sigurt e të mësonte vlerat rezultoi t’i ofronte krejt të kundërtën duke e prezantuar me materiale pornografike dhe duke abuzuar seksualisht me të miturën.
Gjithçka nisi në qershor fillimisht nga tezja e vajzës 32 vjeç e cila I prezantoi vajzës fillimisht materiale filmike të papërshtatshme dhe më pas kreu raporte intime me të. Më pas vajza u fut në raporte intime dhe me djalin e hallës së saj duke krijuar kështu një zinxhir abuzimi.
Rastit u zbulua nga shkolla e cila sinjalizoi policinë, pasi vajza mes shoqeve kishte ndarë një prej këtyre filmimeve.
Sipas psikologëve raste të tilla marrin këto përmasa prej mungesës së komunikimit prind fëmijë.
Jonida Haxhiu, pedagoge psikologjie thotë se “mungon komunikimi prind-fëmijë”.
Edhe më të rëndë këtë situatë e bën fakti që javët e fundit edhe nëna e të miturës kishte qenë në dijeni të këtij abuzimi por nuk ka folur.
“Edhe nëna nuk ka qene ne gjendje të komunikojë”, shton psikologia.
Për rastin policia e Tiranës ka arrestuar tezen e vajzës 32 vjeçare e cila ishte e martuar dhe kushëririn e të miturës 29 vjeç.


