Kuvendi miratoi formulën e re të pagave për magjistratët, ligji hyn menjëherë në fuqi

Aktualitet

Kuvendi miratoi formulën e re të pagave për magjistratët,

Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua nga Kuvendi gjatë orëve të para të mëngjesit, u dekretua nga presidenti dhe tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë zyrtarisht në fuqi.

Sipas ndryshimeve, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë e barabartë me 0.38-fishin e pagës së Presidentit të Republikës. Indeksimi i kësaj page do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se çdo dy vjet nga indeksimi paraardhës.

Ligji specifikon gjithashtu se çdo ndryshim i pagës referuese bazë do të prodhojë efekte vetëm për gjyqtarët, prokurorët, si dhe anëtarët e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Për funksionarët dhe nëpunësit e tjerë publikë, pagat e të cilëve janë të lidhura me atë të gjyqtarit apo prokurorit, do të vazhdojë të përdoret paga referuese bazë e përcaktuar përpara vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji hyn në fuqi menjëherë dhe shtrin efektet financiare që nga 1 prilli 2023, por vetëm përsa u përket pagave të gjyqtarëve, prokurorëve, si dhe anëtarëve e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion