Kylian Mbappé firmos transferimin tek Real Madridi

Sport

Kylian Mbappé firmos transferimin tek Real Madridi

Kylian Mbappé është lojtar i Real Madridit.

Klubi spanjoll njoftoi nënshkrimin e sulmuesit francez, me “kosto zero”, me kontratë deri në vitin 2029.

Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024, ku Mbappé do të përfaqësojë skuadrën franceze.

Pas shtatë sezonesh në PSG, periudhë gjatë së cilës u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Mbappé vendosi të mos rinovojë me parizienët për sezonin e ardhshëm.

Ai niset drejt kryeqytetit spanjoll, destinacion i paralajmëruar prej kohësh për “yllin” francez, për të veshur fanellën e kampionit të Europës.

Mbappé do të mbajë fanellën me numrin 9 në sezonin e parë dhe kur kroati Luka Modric të largohet, ai do të mbajë numrin 10.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion