Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen data dhe ora e hedhjes së shortit të çerekfinaleve

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen data dhe ora e hedhjes së

Pasditen e së shtunës u zhvilluan ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë ku u mësuan edhe skuadrat çerekfinaliste që do të vijojnë të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit në vendin tonë.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur datën dhe orën e hedhjes së shortit të kësaj fazë që do të zhvillohet këtë të martë në 13 janar në orën 14:30 në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Tetë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë  janë ndarë në dy vazo. Në Vazon 1 janë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në Vazon 2 bëjnë pjesë Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Shorti për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të jetë i lirë dhe ndeshjet do të jenë me sistem vajtje ardhje.

Ndeshjet e para do të luhen në fushat e skuadrave të Vazos 2 në 11 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të luhen në 4 mars. Kujtojmë se skuadra fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë është Dinamo që do të tentojë të mbrojë këtë sukses edhe për këtë vit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion