Kosova në kërkim të Play Off, shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Slloveni
Lajmifundit
/
20 Tetor 2025, 20:57
Sport
Kosovës i mjafton një barazim në “Stadion Stožice” ndaj Sllovenisë, për të siguruar një vend për në Play Off të Botërorit.
Për këtë takim, interesimi ka qenë i lartë, pasi janë shitur të gjitha biletat.
“Biletat për ndeshjen kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë janë shitur plotësisht.
Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene. Ndeshja luhet me 15 nëntor.


