“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardan

Sport

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i

Kosova zhvilloi një fazë eleminatore pozitive të Botërorit, teksa në ndeshjet kualifikuese mbështetja ishte e madhe edhe nga tifozët. Kundërshtari i radhës për Dardanët do të jetë Sllovakia, me sfidën e Play Off të Botërorit që do luhet në 26 mars në Bratislavë. Mediumi sllovak “Sportovy.cas” i ka kushtuar një artikull special tifozëve të Kosovës.

Kombëtarja e Sllovakisë po përballet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Më 26 mars, skuadra e trajnerit Francesco Calzona do të përballet me kombëtaren e Kosovës në Bratisllavë në gjysmëfinalen e “play-offit” për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Tehelné pole’ dhe pritet një atmosferë shumë e zjarrtë. Arsyeja është e qartë: tifozët e Kosovës kanë shitur të gjitha biletat në sektorin e tyre.

Sipas sistemit të biletave, sektori i mysafirëve u mbush shumë shpejt dhe pritet që tifozë kosovarë të vijnë në numër të madh për ta mbështetur ekipin e tyre. Ndeshje të tilla njihen për atmosferën e zhurmshme dhe të tensionuar, pasi tifozët kosovarë konsiderohen ndër më pasionantët në Evropë dhe shpesh krijojnë atmosferë shumë të fortë edhe në stadiumet e kundërshtarëve.

Sipas zëdhënësit të Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Čurný, Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë kuotën prej 1000 biletash për sektorin mysafir, sipas rregullave të UEFA-s.

Pas publikimit të lajmit për sektorin e mbushur të mysafirëve, disa tifozë sllovakë shprehën shqetësim, duke kujtuar një rast nga viti 2013. Atëherë, në një ndeshje kualifikuese për Botërorin e 2014-ës kundër kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës në Žilina, rreth 80% e tifozëve në stadium mbështetnin mysafirët. Ndeshja përfundoi 1-2, edhe pse sllovakët kishin kaluar në epërsi me golin e Marek Hamšík.

Megjithatë, sipas federatës sllovake, një skenar i tillë nuk pritet këtë herë. Ndeshja është e shitur plotësisht dhe tifozët sllovakë duhet të kenë shumicën në stadium, edhe pse qindra bileta janë blerë nga persona me origjinë ballkanike që jetojnë në vende të BE-së, përfshirë edhe në Sllovaki.

Nëse Sllovakia fiton kundër Kosovës, do të ketë edhe një hap drejt Kupës së Botës. Në finalen e “play-offit” më 31 mars 2026 do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë.

Bratisllava pritet të përjetojë një natë shumë të zjarrtë futbolli, ku mbështetja e tifozëve mund të jetë vendimtare për vazhdimin e ëndrrës drejt Botërorit 2026/Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion