Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kosovë&Rajon

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nisur një takim të përbashkët dyditor me kabinetin qeveritar, me qëllim që zotimet e dhëna gjatë fushatës dhe në ekspozenë para deputetëve të shndërrohen në program qeverisës.

Sipas Kurtit, në këtë takim do të përgatiten plane konkrete me projekte, objektiva dhe masa që do të realizohen gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar se në qendër të qeverisjes do të jenë zhvillimi, barazia dhe interesi publik.

Gjatë fundjavës, Kurti është takuar edhe me emisarin e Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, pas të cilit njoftoi për disa hapa kompromisi lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet për serbët e Kosovës./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion