Klopp i sinqertë: S’më mungon futbolli, nuk dua të punoj më si trajner

Sport

Klopp i sinqertë: S’më mungon futbolli, nuk dua të punoj

Jurgen Klopp,  në një intervistë për The Athletic, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, teksa nuk hezitoi të tregonte se sa i mungonte futbolli.

“A po prisja me padurim që ndeshjet të fillonin në fundjavë? Aspak. Isha shumë i lumtur me performancat e Liverpoolit. Pashë disa ndeshje, por kurrë nuk mendova, ‘Oh, është e shtunë!’ As nuk e dija se në çfarë ore fillonin ndeshjet.

Isha thjesht jashtë, duke shijuar jetën, duke kaluar kohë me nipërit e mbesat, gjëra krejtësisht normale, duke e ditur se do të kthehesha në punë.

Nuk dua të jem ,isha trajner. Kjo është ajo që mendoj unë, por kurrë nuk i dihet: Jam 58 vjeç. Nëse do të filloja përsëri në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thoshin, “The se nuk do ta bëje më kurrë!’ Ëëë, më fal, kur e thashë këtë e mendoja 100%! Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë”- tha Klopp.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion