“Ndaloi para lokalit dhe qëlloi!”- Sulm me armë zjarri në Beograd, plagosen rëndë pesë persona

Kosovë&Rajon

“Ndaloi para lokalit dhe qëlloi!”- Sulm me armë zjarri

Një sulm me armë zjarri drejt një lokali në zonën e Višnjicka Banja në Beograd ka lënë të plagosur rëndë pesë persona.

Sipas raportimeve nga mediat serbe, mësohet se ngjarja ka ndodhur  pasditen e sotme rreth orës14:23, ku një person i panjohur ka hapur zjarr me armë zjarri, duke plagosur pesë persona, tre burra dhe dy gra,

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Qendrën e Urgjencës, ku po marrin trajtimin mjekësor. Një nga gratë, për të cilën fillimisht dyshohej se kishte ndërruar jetë në vendngjarje, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Ndaloi para lokalit dhe qëlloi!”- Sulm me armë zjarri

Policia është ende në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet, ndërsa një grup tjetër është vënë në lëvizje për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas dëshmive të marra nga vendngjarja, ngjarja ka ndodhur papritur.

“Po punonim dhe papritur dëgjuam të shtëna. Nuk ishte breshëri, por u dëgjuan disa herë nga disa plumba. Më pas u dëgjua thyerje xhamash, ndoshta të lokalit ose makinave,” tha një punëtor i një servisi afër për gazetën Kurir.

“Ndaloi para lokalit dhe qëlloi!”- Sulm me armë zjarri

Ai shton se autori i dyshuar erdhi me një furgon të bardhë, ndaloi para lokalit, zbriti me agresivitet dhe bërtiti “Me kë ishin zënë?”, përpara se të qëllonte. Më pas, ai u largua me të njëjtin furgon. Po ashtu, thuhet se te një nga mysafirët e lokalit është gjetur një armë zjarri.

“Tmerr! Mendoj se sërish kanë pësuar të pafajshmit,” shtoi dëshmitari.

ME TE LEXUARAT