Kaos dhe dhunë në rrugët e Romës para derbit, përplasen tifozët dhe ndërhyn policia

Sport

Kaos dhe dhunë në rrugët e Romës para derbit, përplasen

Ndeshja mes Lacios dhe Romës sot në Serinë A si gjithmonë është paraprirë nga kaosi dhe dhuna, pasi tifozeritë e dy skuadrave ia kanë dalë të çajnë kordonët e shumta policore dhe të përplasen me njëra-tjetrën.

Policia ishte munduar gjatë gjithë pasdites të mbante grupet e ultrasve larg njëri-tjetrit, por teksa afronte ora e ndeshjes dhe mbështetësit i afroheshin stadiumit, e kishte të pamundur të shmangte një përplasje të tillë në Ponte Milvia.

Policia u detyrua që të përdorte gaz lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë grupet e tifozëve të cilët të armatosur me mjete rrethanore e jo vetëm, po tentonin të kthenin rrugët e Romës në një arenë të vërtetë përleshjeje.

Policia sot kishte ndaluar sot thuajse të gjithë trafikun e automjeteve në rrugët që çonin në stadium, me mbi 2 mijë forca policore të angazhuara për të shmangur kontaktet e zakonshme të dhunshme mes palëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion