Parashikimi i motit, si do të luhaten temperaturat gjatë ditës së sotme
Lajmifundit
/
14 April 2025, 08:13
Aktualitet

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-14 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 21 °C,
në vendet e ulëta: 10 / 20 °C,
në vendet malore: 6 / 18 °C.


