Italia shkëlqen, mposht Zvicrën bindshëm dhe kualifikohet në fazën tjetër

Sport

Italia shkëlqen, mposht Zvicrën bindshëm dhe kualifikohet në

Italia tregon supremacinë edhe ndaj Zvicrës. Ashtu si ndaj Turqisë, azzurët fitojnë 3-0 dhe kualifikohen për në fazën tjetër të Euro 2020. Për më tepër, shifrat janë fantastike.

Ndeshja arriti kulmin në minutën e 19-të. Chiellini ka shënuar pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Festa e Axurrëve është prishur një minutë më pas, për shkak se goli është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Juventus-it.

Chiellini ka qenë i detyruar të lërë fushën në minutën e 24-t për shkak dëmtimi. Por festa ka shpërthyer në “Olimpico” në minutën e 26-të pas golit të shënuar nga Locatelli. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në pjesën e dytë është sërish Manuel Locatelli që ka dyfishuar avantazhin. Ish-ylli i Milan-it ka shtangur portierin me një goditje të saktë nga jashtë zone. 23-vjeçari është bërë lojtari i parë i Italisë që realizon dy gola në në një ndeshje të Europianit që nga Mario Balotelli kundër Gjermanisë.

Kjo Itali ka regjistruar fitoren e dhjetë radhazi, plot 31 gola të realizuar dhe ajo cka është impresionuese, asnjë gol i pësuar. Vërtet fantastike!

ME TE LEXUARAT