Injoroi rregullat Covid dhe organizoi festë, arrestohet sulmuesi brazilian

Sport

Injoroi rregullat Covid dhe organizoi festë, arrestohet sulmuesi brazilian

Policia e São Paulo arrestoi lojtarin e Ajax, David Neres. Sulmuesi u kap në 2 të mëngjesit ndërsa ishte në një parti të paligjshme në qytetin e tij.

Lojtari ka shkelur kështu kufizimet në fuqi në Brazil që ndalojnë çdo lloj mbledhje pas 21:00. Në festë, thotë policia, ishin 124 persona, shumica e tyre pa maska.

Megjithatë, Neres, ai nuk ishte i vetmi futbollist profesionist i pranishëm në këtë ngjarje. Me te ishte edhe Robert Arboleda, lojtar i São Paulo. Të dy bashkohen në listën e profesionistëve të futbollit të cilët kohët e fundit janë gjetur duke shkelur rregullat.

E fundit, por jo më pak i rëndësishëm në Brazil, ishte rasti i ish lojtarit te Inter Gabriel Barbosa – i njohur si Gabigol – i cili u arrestua për një episod të ngjashëm. Pasi u shpall fajtor, lojtari brazilian u dënua të paguante një gjobë prej rreth 17,000 euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion