Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Sport

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit

Napoli bëhet me “krah” në këtë fund viti. Pas triumfit në Superkupë, ekipi i Contes thyen edhe Cremonese në transfertë, një fitore 0-2 që i lejon të qëndrojnë ngjitur me ekipet e kreut, -2 nga Interi kryesues. Blutë i falen një super Hojlund, me danezin që realizoi një “dopietë” golash.

Napoli e zgjidhi shumë lehtë këtë transfertë, pasi Hojlund gjeti golin e parë pas vetëm 13 minutash lojë, me “bomberin” danez që përfitoi nga një rrëmuje në zonë dhe i pa shqetësuar dërgoi topin në rrjetë.

Thuajse në të njëjtën formë, në fundin e pjesës së parë, Hojlund në shtyllën e dytë me një goditje të fortë dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, Napoli administroi me qetësi avantazhin e dyfishtë, jo vetëm kaq, por Hojlund në të paktën edhe dy raste kishte mundësinë të kompletonte “tripletën”, por ishte i pafat.

Pavarësisht këtij fakti, Hojlund dhe pjesa tjetër e ekipit festojnë për këtë mbyllje perfekte që i bëjnë vitin 2025, me titull në Serie A dhe Superkupë, detaj ku u ndal edhe trajneri Conte: “Festojmë për një vit të bukur, pasi kemi bërë diçka të papritur, fillimisht titulli në Serie A dhe më pas Superkupa duke mposhtur Milan dhe Bologna-n.

Në Napoli kur fiton festohet në një mënyrë ndryshe nga çdo vend tjetër. Po ecim mirë pasi edhe këtë vit jemi aty, në pozicionet e larta të klasifikimit, por përpiqemi të qëndrojmë pranë ekipeve kryesuese. Hojlund? Pikësëpari është një lojtar i ri, ka ende shumë për të përmirësuar, por po shndërrohet në një lojtar dominues në rolin e tij”, u shpreh Conte pas suksesit 0-2 përballë Cremonese.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion