Grabiten në Lezhë lojtarët e Tiranës U21

Sport

Grabiten në Lezhë lojtarët e Tiranës U21

Një ditë më parë, kur Tirana U21 ndeshej me Shënkollin në llogari të Kategorisë Superiore U21 lojtarëve mysafirë në Lezhë, teksa ishin në fushë, u janë vjedhur një pjesë e madhe e sendeve personale.

Mësohet se kjo ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në pjesën e parë në ndeshjes. Sipas informacioneve të para, hajdutët kanë qenë të përgatitur në maksimumin dhe e kanë mirëmenduar planin e kësaj vjedhje. Ata para se të hynin janë kujdesur për të fikur dritat e kompleksit sportiv, në mënyrë që kamerat të dilnin jashtë funksionit.

Më pas ata kanë shqyer derën e dhomave të zhveshjes së Tiranës dhe kanë vjedhur kryesisht sende personale të bardhebluve. Mësohet se janë vjedhur 6 celularë Iphone, prodhime të fundit të kompanisë së njohur dhe tuta, portofola e sende të tjerë me vlerë.

Mes sendeve të vjedhur është edhe një portofol i një prej lojtarëve të Tiranës, i cili kishte rreth 1 milionë lekë të vjetra brenda. Lojtarët dhe trajneri i Tiranës, Arbër Abilaliaj, vjedhjen e kanë vënë re vetëm në fund të ndeshjes, kur po bëheshin gati për t’u larguar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion