Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq

Sport

Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi

Sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi e nisi keq sezonin e ri të La Ligës me Mallorcan, pasi në ndeshjen hapëse kundër Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 39 minutash lojë.

Incidenti ndodhi pas një përpjekjeje për të kapur topin në zonën katalanase, ku Muriqi aksidentalisht goditi portierin Joan Garcia në kokë. Fillimisht gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas rishikimit me VAR vendosi t’ia shndërrojë në të kuq.

Kjo ndëshkim i rëndoi situatën për Mallorcan, e cila jo vetëm që humbi me dy gola diferencë, por mbeti edhe me dy lojtarë më pak në fushë, pasi vetëm gjashtë minuta më parë Morlanes kishte marrë gjithashtu karton të kuq.

Vendimi VAR dhe pasojat e tij e vënë skuadrën në një pozicion të vështirë për vazhdimin e ndeshjes.

ME TE LEXUARAT