Futbolli në zi! Shuhet në moshën 18-vjeçare lojtari i Bajern Mynihut

Sport

Futbolli në zi! Shuhet në moshën 18-vjeçare lojtari i

Bajern Munih ka konfirmuar vdekjen e 18-vjeçarit Guo Jiaxuan i cili pësoi një aksident tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në muajin shkurt në Spanjë ku u godit në kokë.

“FC Bajern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë.

Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij.

Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës botërore të FC Bajern në 2023, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, shkruhet në njoftimin e klubit bavarez.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion