Flamuri shqiptar "PUSHTON" Londrën, boksieri Alban Bermeta mposht me "KO" kampionin ballkanas

Sport

Flamuri shqiptar "PUSHTON" Londrën, boksieri Alban Bermeta mposht

Boksieri shqiptar, Alban Bermeta ka triumfuar në eventin e madh të boksit që po mbahet në Londër. Boksieri me origjinë nga Tirana ka triumfuar kundër kampionit të Bullgarisë, Mario Verger.

Sfida e zhvilluar në York Hall Arena të Londrës, u mbyll pas 4 raundesh, nga 8 që do të luheshin në total. Bermeta ia doli që të përfundonte gjithçka me “knockout”, duke “fikur” kampionin e Bullgarisë dhe duke shkuar në numrin e 14 fitoreve me KO.

“Faleminderit shumë organizatorëve dhe shqiptarëve që erdhën këtu. Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im pasi është hera e pare për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë.

Arrita ta mundja kundërshtarin sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja”, ishin fjalët e boksierit shqiptar, Alban Bermeta pas ndeshjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion