U tërhoq nga Kombëtarja, Broja dedikim për Roshin në Instagram: Ishe si një vëlla i madh për mua

Sport
U tërhoq nga Kombëtarja, Broja dedikim për Roshin në

Odise Roshi ishte një nga futbollistët që u tërhoq nga Kombëtarja shqiptare së fundmi, me yllin kuqezi që u nderua përpara ndeshjes me Republikën Çeke në “Arenën Kombëtare”.

Vetëm pak ditë më vonë, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka zgjedhur të bëjë një dedikim për ish-shokun e tij të skuadrës te Shqipëria.

“Faleminderit shumë për çdo gjë, që ti ishte si një vëlla i madh për mua. Ke bërë shumë për Kombëtaren, do të kem gjithmonë respekt për ty, si lojtar edhe si njeri dhe nuk do të harroj kurrë. Edhe njëherë, faleminderit legjendë!”, shkruan Broja në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion