Finale e parakohshme në Europian, ja ndeshjet e ditës

Sport

Finale e parakohshme në Europian, ja ndeshjet e ditës

Kjo e enjte rezervon një finale të parakohshme në Europian. Spanja dhe Italia përballen mes tyre, në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Dy kombëtaret shihen si favorite për të fituar turneun dhe sot do të diskutojnë mes tyre vendin e parë në renditje.

Iberikët vijnë në këtë takim, pas fitores ndaj Kroacisë, me rezultatin e pastër 3-0. Në krahun tjetër, Italia mposhti Shqipërinë me përmbysje me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pritet një përballje e bukur dhe e luftuar, ku fitorja është detyrim në të dyja kombëtaret. Ndeshja është planifikuar të luhet në orën 21:00, ndërsa 3 orë më herët, në fushë do të zbresë një tjetër pretendente.

Anglia përballet me Danimarkën, në një sfidë që gjithashtu premton spektakël.

Dy kombëtaret njihen për lojën e tyre të hapur dhe priten gola të shënuar. Danezët e nisën rrugëtimin në këtë turne, me një barazim ndaj Sllovenisë, në një sfidë ku vinin si favoritë.


Kombetarja e "tre luanëve", mori tri pikët e para ndaj Serbisë, duke fituar minimalisht, në një ndeshje që nuk ishte e lehtë.

Sfida tjetër e planifikuar për këtë të enjte, është ajo mes Serbisë dhe Sllovenisë, ku dy kombëtaret do të kërkojnë fitoren e parë.

ME TE LEXUARAT