Shqipëria e Maran nuk “ndez”, mundet në miqësore edhe nga Luksemburgu në Tiranë

Sport

Shqipëria e Maran nuk “ndez”, mundet në miqësore edhe

Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në po aq ndeshje miqësore të luajtura gjatë këtyre ditëve të para të trajnerit italian në stol.

Pas humbjes 1-0 me Izraelin, ka ardhur edhe një tjetër ndaj Luksemburgut, që padyshim do të ndezë kambanat e alarmit meqë kjo ishte ndeshja e fundit përgatitore para atyre të Ligës së Kombeve në shtator.

Një gol i pësuar shpejt e pastaj disa përpjekje për të shënuar nuk rezultuan efikase, pasi ekipi i Maran shfaqi të njëjtin konfuzion në fazën sulmuese si pak ditë më parë dhe po të mos ishte për Sherrin, diferenca, mund të bëhej më e thellë.

 SHQIPËRI-LUKSEMBURG 0-1

8′ Sinani

8’ Goditen kuqezinjtë! Dardari kalon me lehtësi Pllanën dhe më pas pason në qendër për Sinanin i cili tund rrjetën. 

34’-35’ Momente nervozizmi në zonë pas rrëzimit të Koraç pas një kontakti me Asllanin, në fund janë Laçi dhe vetë lojtari i Luksemburgut që ndëshkohen me të verdhë. 

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Luksemburgut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion