‘Çarçafi i padrejtësive’, ‘dhurata’ që protestuesit i lanë në shesh kryeministrit Edi Rama

Aktualitet

‘Çarçafi i padrejtësive’, ‘dhurata’

Një fletë e madhe e gjatë është vendosur në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku protestuesit kanë shkruar të gjitha padrejtësisë që ata mendojnë se u kanë ardhur nga keqqeverisja.

Ndër të shkruarat në atë ‘çarçaf’ është ikja e të afërme në emigrim, pagat e ulëta, korrupsioni, trashëgimia kulturore, shkollimi e të tjera.

Protestuesit u larguan nga bulevardi në mbyllje të protestës, por fleta e madhe e bardhë me titullin ‘Çarçafi i padrejtësive’ është lënë në shesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion