SPAK "nuk i ndahet" Safet Gjicit, kërkon ashpërsimin e dënimit ndaj tij në Apel

Aktualitet

SPAK "nuk i ndahet" Safet Gjicit, kërkon ashpërsimin e

Prokuroria e Posaçme SPAK, nuk heq dorë nga kerkesa për të dënuar Safet Gjicini për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. 

Sot në gjykatën e Posaçme të Apelit prokurorja ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burg dhe Alma Kaçin mbi akuzën e korrupsionit altiv me 1 vit e 5 muaj burg.

Dy te pandehurit e ceshtjes, përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK nuk ishte dakort me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë. Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi.

Alma Kaçi nuk u paraqit as në këtë seancë, gjithashtu as avokatja e saj mbrojtëse. Në këto kushte gjykata caktoi një avokat kryesisht, Arben Peci i cili kërkoi pafajësi.

Vendimi pritet te shpallet më 24 Qershor ora 14:00. Gjykata e Shkallës së parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar.

Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.

Ankimi u bë në apel edhe nga SPAK edhe nga të pandehurit qe kane kundershtuar akuzat permes avokateve.

Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit u publikua në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Safet Gjici u arrestua më  24 qershor 2023. Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma K., është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion