“Arrestoni Ballukun”- Marshimi i mijëra qytetarëve rrugëve të Tiranës: Revolucion, ‘Rama ik, berisha ik’!

Aktualitet

“Arrestoni Ballukun”- Marshimi i mijëra qytetarëve

Ka vijuar deri orët e vona marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit pasi lanë bulevardin kryesor.

Nga Kryeministria me thirrjet “Rama ik!”, “Revolucion” dhe “Poshtë diktatura!”, turma e madhe e protestuesve është ndalur përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë pikë të marshimit, revolta është përqendruar e gjitha ndaj ish-drejtueses së këtij dikasteri, njëherësh ish-zëvendëskryeministre, të pandehurës nga SPAK dhe me masë sigurie nga GJKKO, belinda Balluku.

“Arrestoni Ballukun”- Marshimi i mijëra qytetarëve

Protestuesit kanë shpërthyer njëzëri në kor me thirrje të forta, duke kërkuar arrestimin e saj lidhur me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe hetimet e fundit.

“Arrestoni Ballukun”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.

Thirrjet për vënien para përgjegjësisë ligjore të ish-numrit dy të qeverisë, e cila është vënë në shënjestër të akuzave dhe hetimeve nga SPAK për abuzimet me projektet e infrastrukturës dhe aferat milionëshe, kanë ushtuar përpara ministrisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion