Edon Zhegrova mbërrin tek Juventus, tifozët e presin me flamujt e UCK

Sport

Edon Zhegrova mbërrin tek Juventus, tifozët e presin me flamujt e UCK

Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit, me sulmuesin e Kosovës që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

Edon Zhegrova mbërrin tek Juventus, tifozët e presin me flamujt e UCK

Pasi la aeroportin dhe u nis drejt zyrave të klubit, aty ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore, Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit.

Disa prej tyre i nxorën përpara edhe flamurin e UÇK-së, rë cilin Zhegrova e mori dhe e firmosi, teksa në sfond dëgjoheshin duke thënë: “Me këmbë të mbarë”.

VIDEO

Tashmë tifozët shqiptarë të Juventusit kanë një idhull të ri në skuadrën bardhezi, të cilin mezi presin ta shohin në fushë me ekipin e tyre të zemrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion