Vdes në moshën 23-vjeçare futbollisti i ligës së parë, mister shkaqet

Sport

Vdes në moshën 23-vjeçare futbollisti i ligës së

Futbollisti brazilian i Ligës së Parë të futbollit në Japoni, Riuler Oliveira, është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare për shkaqe të panjohura. Lajmi i dha nga vetë klubi i tij, Shonan Bellmare, që nuk jep asnjë detaj për këtë ngjarje të rëndë.

“Për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë”, shkruhet në komunikatën e klubi Bellmare. “Na vjen keq shumë për vdekjen e tij të papritur”. Dyshohet se vdekjen futbollistit të ri ia ka shkaktuar një arrest kardiak.

Riuler Olivera është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2020, pasi mbërriti në arqipelagun aziatik në vitin 2019, ku luajti në klube të ndryshme japoneze si JFC Miyazaki apo FC Osaka.

Në vendlindjen e tij, brazil, Oliveira është aktivizuar në radhët e Coritibas në vitin 2015, Athletico Paranaense në 2016 dhe Inter de Porto Alegre në 2018.faxweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion