Barcelona mbetet pa lekë, largon Umtiti dhe Pjaniç nga klubi

Dy lojtarë do braktisin Barcelonën këtë merkato. Ka qenë drejtori sportiv i Barcelonës Mateu Alemany që e ka dhënë këtë lajm. Sipas tij, qendërmbrojtësi, Samuel Umtiti dhe mesfushori Miralem Pjanic, do të largohen në afatin kalimtar të verës, kjo për shkak se klubi ka vështirësi financiare.
“Umtiti dhe Pjanic janë lojtarë të mëdhenj, me karrierë për t’u admiruar, por sezonin e fundit nuk kanë gjetur shumë minuta dhe e dinë mirë pozicionin e tyre. Me shumë respekt për ta, po negociojmë me menaxherët e tyre për të gjetur zgjidhjen më të mirë, pasi Umtiti e Pjanic janë të parët që duan qartësi për situatën dhe një klub ku të luajnë rregullisht”, tha ai.


