1 vit burg dhe 75 mijë euro gjobë, dënohet ylli i Real Madrid

Sport

1 vit burg dhe 75 mijë euro gjobë, dënohet ylli i Real Madrid

Gjykata ka marrë vendimin final për Karim Benzema, i cili është dënuar me 1 vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë.

Sulmuesi doli fajtor pas akuzave për shantazh ndaj shokut të tij në kombëtare, Mathieu Valbuena. Ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2015, kur Valbuena u hap të shoku i tij për një video me pullë të kuqe.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, Benzema i ka rekomanduar mikut të tij dikë që t’ia zgjidhë problemin, por më pas ndaj tij kishte pasur shantazhe.

Sulmuesi i Real Madrid nuk i ka pranuar kurrë akuzat, por sot gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar. / abcnews

ME TE LEXUARAT