Sonte nis “Live me Luizin” , zbulohen detajet e emisionit, e ftuara e parë pritet Alketa Vejsiu

Luiz Ejlli rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në rolin e moderatorit. Sonte, në orën 21:00, nis “Live me Luizin”, një emision që ndërthur intervistat me muzikën live, humorin dhe lojërat, duke sjellë një anë tjetër të personazheve të njohur.
Spontaniteti dhe batutat e Luizit do të jenë pjesë e bisedave me të ftuarit, ku rrëfimet personale do të alternohen me momente argëtuese dhe surpriza. E ftuara e parë është Alketa Vejsiu, e cila do të ulet përballë Luizit në një intervistë si asnjëherë më parë.
Pas rrugëtimit në “Big Brother VIP” dhe angazhimeve në muzikë, Luizi nis kështu një kapitull të ri televiziv: këtë herë, është ai që pret të ftuarit dhe drejton mbrëmjen.
“Live me Luizin” nis sonte në orën 21:00, në Top Channel.


