VIDEO Virale/ Cristiano Ronaldo ‘sulmon’ sponsorin e Coca Cola

Soft

VIDEO Virale/ Cristiano Ronaldo ‘sulmon’ sponsorin e Coca Cola

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është i motivuar të fitojë trofe.

Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit në miqësoren e 9 qershorit, teksa shkon vetëm pesë gola larg rekordit për golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh. Ai është shprehur se është shumë i motivuar për ta fituar “Euro 2020” por se nuk premton asgjë.


Së fundmi, ylli portugez ka tërbuar UEFA-n duke ‘sulmuar’ sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku ai largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara.

Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez u revoltua teksa pa shishet përpara tij dhe i largoi ato, e në vend të saj mori një shishe ujë dhe bërtiti:

“Pi ujë!”

Duhet theksuar se Cristiano është jashtëzakonisht strikt në lidhje me dietën apo regjimin e tij të fitnesit, kështu që nuk është për t’u çuditur që ai dukej i ofenduar vetëm duke i parë pijet e gazuara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion