"Kancer satanik", Kim Jong Un ndalon edhe muzikën K-pop, ekzekutim për kontrabandët

Bota

"Kancer satanik", Kim Jong Un ndalon edhe muzikën  K-pop,

Lideri i Koresë së Verit, Kim Jong Un kohët e fundit ka miratuar ligje, që synojnë shkëputjen e vendit nga kultura kapitaliste, siç janë xhinset e ngushta, vathët, stilimi i flokëve dhe filmat perëndimor.

Kryeshtetasi nuk ndalet me kaq, ai ka ashpërsuar ligjin për qytetarët që dëgjojnë muzikë K-pop, duke e çuar dënimin në 15 vite nga 5 vite që ishin deri më tani, për personat që shkelin ligjin dhe dëgjojnë rrymën muzikore K-pop.

Ndërkohë, rrezikojnë ekzekutimin personat që  do të importojnë ilegalisht këngë, të rrymës muzikore që qeveria ka ndaluar.

New York Times botoi  një artikull , sipas të cilit Kim Jong Un miratoi një ligj që parashikon ekzekutimin e të gjithë atyre që fusin në vend, në mënyrë kontrabande muzikë K-pop.

Në dokument muzika K-pop, si kancer 'kanceri satanik' që synon 'të korruptojë mënyrën e veshjes, prerjes së flokëve, fjalës dhe sjelljes së të rinjve'.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion