Vajza, ka një mënyrë si ti shmangni puçrrat para ciklit menstrual

Vajzat, disa ditë para ciklit menstrual përballen me një fytyrë të ashpër me shumë puçrrat, që shpesh herë dhembin dhe të demoralizojnë psikologjikisht. Por, është diçka natyrale dhe nuk mund ta shmangim. Ose të paktën kështu kemi menduar këto kohë. Mjekët tregojnë se kjo gjë sigurisht që mund të parandalohet.
Ata këshillojnë që të marrim hormone, pasi janë një rregullues shumë i mirë i lëkurës. Gjatë kësaj periudhe trupi ka tendencën për të krijuar yndyrë dhe nga yndyra aknet gjejnë mundësinë për t’u shfaqur. Por pilulat mund të ulin nivelin e androgenit në trup, një hormon që prodhon yndyrë.
Ndryshim në dietë gjithashtu do ju vijë në ndihmë. Mjekët sigjerojnë që gjatë atyre ditëve, të bëhet kujdes me dietën ushqimore.
Produkte për mbrojtjen e fytyrës; Tre ditë para se të vijë cikli kujdesi për lëkurën duhet të jetë maksimal. Përpiquni që ta lani fytyrën sa më shpesh dhe të përdorni produkte kundra akneve.


