Strijat nuk do jenë më problem nëse ju bëni këto veprime

Meshkujt edhe femrat kanë strija në trup, por problemin e kanë femrat. Ata kanë strija në në stomak, vithe, kofshë, pulpë , krah dhe gjoks duke i mërzitur. Por, sigurisht e kuptojnë që këto janë shkak nga shtatëzania dhe humbja e peshës, por vazhdimisht duan një zgjidhje për ti zhdukur.
Nëse jeni të predispozuar të zhvilloni strija, ose edhe nëse i keni tashmë, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i eliminuar apo për t’i mbajtur nën kontroll.
Mbani nën kontroll peshën tuaj; Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të parandaluar strijat, pavarësisht nëse jeni shtatzënë apo jo, është të ruani një peshë të shëndetshme. Strijat mund të krijohen kur lëkura juaj tërhiqet për shkak të shtimit të shpejtë të peshës. Ju gjithashtu mund të vëreni strija edhe pas humbjes së shpejtë të peshës. Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll peshën tuaj.
Qëndroni të hidratuar; Pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të butë. Lëkura e butë nuk ka tendencë të zhvillojë strija, aq sa lëkura e thatë. Konsumimi i pijeve me kafeinë mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar strija. Nëse pini kafe, sigurohuni që po balanconi konsumimin e lëngjeve me shumë ujë, çaj bimor dhe lëngje të tjera pa kafeinë.
Hani ushqime të pasura me zink; Zinku është një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ndihmon në uljen e inflamacionit dhe luan një rol të madh në procesin e shërimit të plagëve. Ka shumë prova deri më tani për një lidhje midis zinkut dhe strijave, duke përfshirë ushqime të pasura me zink në dietën tuaj, të tilla si arrat dhe peshku do të keni një lëkurë të shëndetshme.


